← Zgjidhje

Inxhinieri dhe analizë
e të dhënave.

Nika & Zymeri ofron inxhinieri dhe analizë të të dhënave nga Kosova. Ndihmojmë bizneset vendore dhe ndërkombëtare t’i bashkojnë e analizojnë të dhënat dhe t’i përdorin në raporte, aplikacione dhe vendime të përditshme.

Diskutoni projektin

Si mund t’ju ndihmojmë

Integrimi dhe përpunimi i të dhënave

Lidhim databaza, API, sisteme ERP dhe tabela. Ndërtojmë procese ETL ose ELT për të transformuar regjistrimet, për t’i përditësuar sipas orarit dhe për të sinjalizuar gabimet.

Depo dhe cilësi e të dhënave

Projektojmë depon sipas nevojave të biznesit. Kontrollojmë regjistrimet që mungojnë ose përsëriten, verifikojmë totalet dhe përcaktojmë sa gjatë duhet ruajtur historiku.

Analizë e të dhënave dhe raportim BI

Përcaktojmë si maten shitjet, stoku, çmimet dhe treguesit e tjerë. Ndërtojmë panele e raporte që tregojnë prirjet dhe ndihmojnë ekipet t’i verifikojnë shifrat.

Platforma për vëllime të mëdha dhe API

Ndërtojmë sisteme për vëllime në rritje. Rezultatet i ofrojmë përmes API-së, furnizimit periodik ose mjeteve të raportimit, me qasje dhe monitorim të dakorduar.

Inxhinieria e të dhënave në praktikë

Krahaso në shifra

Ne ndërtuam platformën e të dhënave të shitjes me pakicë të Krahaso. Markat dhe shitësit mund të licencojnë të dhënat ditore dhe historike për të krahasuar çmimet dhe për të ndjekur ofertat në Ballkan dhe Evropën Juglindore. Partnerët mund t’i integrojnë të dhënat me çelësat e API-së së Krahaso.

Regjistrime çmimesh të përpunuara në ditë
23,9 mln
Vëzhgime të dallueshme çmimesh në ditë
1,26 mln
Tregje të mbuluara
11

Mesataret ditore për 11–17 nëntor 2026.

Fillojmë me një vendim që ekipi merr çdo javë

Identifikojmë të dhënat pas një raporti ose vendimi dhe dakordohemi si do t’i verifikojmë rezultatet. Lidhim burimet e para, kontrollojmë rezultatet për një periudhë të njohur dhe ndërtojmë një raport ose integrim që ekipi mund ta provojë para zgjerimit.

Pyetje para se të filloni

A mund t’i integroni të dhënat nga sistemet që përdorim?

Po. Shqyrtojmë çfarë ofrojnë ERP-ja, CRM-ja, pika e shitjes dhe sistemet e tjera përmes API-ve, databazave ose skedarëve. Dakordohemi për qasjen, përditësimet dhe trajtimin e regjistrimeve që mungojnë.

A mund të analizoni të dhënat tona ose të ndërtoni panele?

Po. Mund të bëjmë një analizë të përcaktuar ose të ndërtojmë raportim të rregullt BI. Fillojmë me pyetjet e ekipit tuaj dhe kontrollojmë nëse të dhënat që keni mund t’u përgjigjen.

A mund të licencojmë të dhëna për çmimet e marketeve në Ballkan?

Krahaso ofron të dhëna të licencuara për çmimet ditore dhe historike në 11 tregje. Markat dhe shitësit mund të kërkojnë ofertë dhe çelësa API për tregjet dhe të dhënat që u nevojiten.

Shërbime të lidhura inxhinierike

Cloud & konsulencë teknike

Arkitekturë, vendosje dhe kujdes për sistemet. Themele teknike të planifikuara sipas kërkesave të aplikacionit.

PARTNERI JUAJ I SOFTWARE-IT

Të ndërtojmë
avantazhin tuaj.

Një sistem i personalizuar, një integrim kompleks ose një platformë për t’u zhvilluar. Sillni sfidën e biznesit. Ne ju ndihmojmë të përcaktoni software-in.

Diskutoni projektininfo@nikazymeri.com